Abazoviq: Rama ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Samitin e Berlinit në Tiranë, ku është pritur nga Edi Rama.

Në momentin kur erdhi Abazoviq, i pari i ekzekutivit shqiptar tha: “Eja, o ma i miri i tanve!”.

Derisa i shtrëngonin duart me njëri-tjetrin, Abazoviq i tha Ramës: “Baba i kombit!”.  Pas këtij komunikimi ata dhanë një përqafim vëllazëror.

Ai ka thënë se kryeministri Rama e ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë.

“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë edhe në Ballkanin Perëndimor, kjo është një shenjë shumë e mirë shpresoj se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.

Të ngjashme