Abdixhiku kërkon shkarkimin e ministrave që kanë aktakuzë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 11:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga kryeministri dhe kryeparlamentari Veseli që t’i shkarkojnë personat në kabinetet e tyre që kanë aktakuzë.

Abdixhiku tha se 25 përqind e kabinetit janë nën hetime e kanë aktakuzë, raporton Ekonomia Online.

“Vetëm javën e kaluar prokuroria speciale ka ngritur aktaktuzë për rastin Pronto dhe ndonëse ishin kursyer shefat e Prontos, ishin përfshirë një ministër i qeverisë, një deputet i Kosovës dhe një këshilltar i kryetarit të këtij kuvendi.

Si kryeministri i një qeverie mund të punojë me kaq individë në aktakuzë, si mund të ndihet i sigurt për punën që bën.

E shoh si të domosdoshme që njerëz që kanë bazë minimale për dyshim të mos ushtrojnë funksionin e saj.

Ndërsa, Glauk Konjufca nga LVV tha se përgjegjësinë për veprimet në Kosovë do ta kenë presidenti dhe Zajednica.

Ai tha se si është e mundur që konsiderohet jopatriotike që të rrëzohet qeveria me Listën Serbe, kur vetë Qeveria në kabinetin e saj e ka Listën Serbe, raporton EO.

Ai tha se qeveria Haradinaj nuk është krijuar për të arritur zhvillim ekonomik, por për ta kaluar Demarkacionin, për ta themeluar Zajednicën dhe për ta menaxhuar Gjykatën Speciale.

“Sa ishte Ramush Haradinaj në opozitë së bashku me VV-në nuk kalonte as Demarkacioni as Zajednica, në momentin që Haradinaj u bë me Thaqin e pushtetin, kaloi Demarkacioni e po hapet rruga edhe me u ba Zajednica”.

“Kjo qeveri është themeluar për ta kaluar Demarkacionin, për ta themeluar Zajednicën dhe për ta menaxhuar Gjykatën Speciale, e pra s’ka të bëjë asgjë me zhvillimin ekonomik”.

Të ngjashme