Agim Aliu takohet me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angılı.

Ai tha se bashkë me ambasadorin ka ndarë vizionin për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, social e kulturore.

Aliu gjithashtu tha se i ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit nga i cili u godit Turqia.

Postimi i plotë:

Ferizajn sot e vizitoi Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Sabri Tunç Angılı, ku ndamë vizionin e synuar nga të dy palët, për të intensifikuar bashkëpunimin mes nesh në fushën ekonomike, sociale e kulturore. Ferizajasit e bizneset ferizajase, së fundmi iu bashkuan aksionit humanitar global, për të ndihmuar sadopak popullin turk në zonat e prekura nga tërmeti, ku humbën jetën dhjetëra mijëra qytetarë turq, me ç’rast i shpreha ngushëllimet tona më të sinqerta Ambasadorit Tunç Angılı e ku ne, jemi gati qysh sot të nisim drejt Turqisë, mbështetjen tonë simbolike krahas nevojave që ka popullata atje, si gjest solidariteti e humanizmi, për të ndarë bashkë dhembjen e për të ecur drejt ringritjes.

Të ngjashme