AGK-ja dënon kërcënimin ndaj gazetares Serbeze Haxhiaj

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 16:22 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë shprehur të shqetësuar për faktin se redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.

Me anë të një njoftimi AGK ka thënë se Haxhiajt brenda muajit mars dy herë i ka ndodhur ky rast.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim informatën se redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.

AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme