Ahmet Isufi propozon rezolutë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 17:55 | Nga

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit në Kosovë, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në fund të debatit të dalë me një rezolutë, e cila do t’i obligonte institucionet përgjegjëse që të angazhohen në përmirësimin e gjendjes me ndotjen e ajrit.

“Nxjerra e një rezolute e cila do të ndikonte në përmirësimin e kësaj gjendje është e domosdoshme. Gjendemi në gjysmën e dimrit dhe është e pamundur të merren masa. Gjatë kësaj periudhe të vitit gjithmonë ka pasur ndotje të ambientit. Konsideroj se alarmimi krijon mundësi që sa më shpejtë të merren masa që përmes zbatimit të ligjit dhe inspektoratit të bëhet një kontroll më i madh në të gjithë kapacitetet”, tha Isufi.

Sipas tij, mbipopullimi në Prishtinë ka ndikuar në shfrytëzimin pa kontroll të automjeteve, që sipas tij, është një nga shkaqet kryesore të ndotjes.

Por, Isufi tha se gjendja e kaosit në qytet pas ndalimit të lëvizjes së makinave nuk është e pranueshme dhe kjo nuk prodhon një efekt afatgjatë.

Të ngjashme