Ahmeti javën e kaluar e konsideron fitore ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook se java e kaluar ishte një fitore e radhës ndaj virusit Corona.

Ai i ka uruar qytetarët për këta javë që ta kalojnë sa më lehtë dhe pa shtim të numrit të rasteve.

“Çdo ditë që e kalojmë pa rritje të madhe të numrit të infektuarëve është një ditë më pak mundësi për virusin. Është fitore e radhës. Sot e hëne, fillimi edhe i një jave në restriksione. Por, lajmi i mirë është që kaluam edhe një javë pa probleme të mëdha.

Ju uroj një javë sa më të qetë e më të bukur. #bashkë ta bëjmë këtë javë edhe më të lehtë se javën e kaluar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme