“Ai po e shtyn në këto vendime”, Vuçiq tenton t’i jap rol misterioz këshilltarit britanik të Kurtit

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka akuzuar Perëndimin dhe veçanërisht Marc Weller, këshilltarin britanik të kryeministrit Albin Kurti, se po e shtyn atë për të bërë “presion mbi popullin serb”.

Europianët dhe amerikanët nuk duan stabilitet në këtë moment, tha Vuçiqi në një paraqitje në TV Happy, nga ku tregoi se po pret përgjigje lidhur me kërkesën e Serbisë për mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit, duke u shprehur se nuk ka shumë shpresë se do t’i plotësohet.
Vuçiq tha se situata është “jashtëzakonisht e vështirë”, duke shtuar se “dinari është valuta e vetme legale dhe Prishtina nuk mund të marrë leje për ta përdorur atë”.

“Mali i Zi mundet, sepse ka leje përmes Gjermanisë. Kosova nuk ka asgjë, sado që euro është legale në Mal të Zi, nuk është aq në Prishtinë”, tha Vuçiq./GE

Të ngjashme