Aksident Me Fatalitet Në Gjilan, Humb Jetën Një 36-Vjeçar

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Stanishor në Novobërdë ka ndodhur një vetaksident i rëndë trafiku ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është një 36-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar veturën e cila u përfshi në aksident.

Sinjali mëson se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast i ndjeri ka humbur kontrollin mbi automjet.

34-vjeçari është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Gjilan, por i njëjti s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Të ngjashme