Aksident mes një kamioni e një veture në autostradën për Shkup

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 18:47 | Nga

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture e markës Audi, në hyrje të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes, saktësisht afër Zonës Industriale, në autostradën për Shkup.

Pamjet i kanë dërguar në adresë të portalit Koha.net dëshmitarët e rastit.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, por të enjten mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.

Aksident mes një kamioni e një veture në autostradën për Shkup

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme