Aksident në Lipjan, tre të lënduar rëndë

Lipjan | 08 Kor 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar rëndë nga një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve)”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut po merret me rastin.

Të ngjashme