Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vdes një vajzë

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 18:31 | Nga

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur rreth mesditës, në magjistralen Prizren-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Piranë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë me 6 persona është vetaksidentuar, duke u rrokullisur, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë. Vozitëse ishte një grua.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar se në aksident ka humbur jetën një vajzë e moshës 10-vjeçare, kurse pesë persona tjerë janë lënduar. “Ata janë jashtë rrezikut për jetë”.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurorit kompetente për derisa të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme