Aksident trafiku te Posta në Dardani (Foto)

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 09:54 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi afër ndërtesës kryesore të Postës së Kosovës, në lagjen “Dardania”, sikur shihet dhe në fotot e Ekonomia Online.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar rëndë.

Sipas vendit të ngjarjes, shihet që shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit duke u përplasur në shtyllat anti parking.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Automjeti i aksidentuar është tërhequr nga “merimanga”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme