Aksidenti tragjik, është ngritur peticion kundër profesoreshës Vankovska për nxitje të urrejtjes nacionale dhe fetare

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Derisa tërë vendi është në zi për fatkeqësinë në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërkaq dhjetëra të tjerë u lënduan, profesoresha universitare për “Paqe dhe siguri”, Biljana Vankovska, nëpërmjet gjuhës së urrejtjes, për të cilën tashmë është e njohur, në mënyrë cinike, ka ironizuar me këtë tragjedi, e realizon dëshirën e saj patologjike për shkaktim të urrejtjes nacionale dhe fetare.

Kështu, siç njofton Portalb.mk, thuhet në përshkrimin e një peticioni të nisur nga Albert Hani, drejtor i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, në lidhje me fjalorin kontrovers të Vankovskës për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona.

Në peticion gjithashtu theksohet se “ajo qartë e shprehë kënaqësinë e saj në lidhje me këtë tragjedi, duke menduar se shumica e tyre janë shqiptarë dhe duke e lidhur këtë ngjarje me një ngjarje gjithashtu ngjarje tragjike që ka ndodhur në konfliktin e vitit 2001 në afërsi të vendit Karpallëk, ku ushtarë të etnitetit maqedonas e kanë humbur jetën, gjithashtu në autobus”.

Në komentin e saj në Facebook, Vankovska shkruan:

“Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak!”.

Personat që do të nënshkruhen në këtë peticion pajtohen me kërkesat e mëposhtme:

  • Kërkojmë nga institucionet universitare në të cilat ajo punon të distancohen dhe ta dënojnë këtë gjuhë të urrejtjes si në të kaluar, ashtu edhe tani.
  • Kërkojmë nga strukturat universitare që ta suspendojnë nga puna për shkak të shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes dhe racizmit.
  • Kërkojmë nga institucionet shtetërore, urgjentisht ta largojnë nga çdo angazhim publik nga të cilat ajo financohet nga mjetet e tatimpaguesve.
  • Kërkojmë nga Avokati i Popullit ta analizojë gjuhën e urrejtjes që e ka përdorur në të kaluarën dhe tani, të përgatit raport për mundësinë që të largohet nga administrata publike.
  • Kërkojmë nga Prokuroria që ta ndjek për inicim të urrejtjes nacionale dhe fetare dhe ta informojë opinionin për hapat e ndërmarra.
  • Kërkojmë që personi të largohet nga pozita zyrtare në lidhje me paqen dhe çdo pozitë në lidhje me paqen dhe çdo funksion i cili paraqet interes publik.
  • I nxisim të gjithë organizatat ndërkombëtare urgjentisht të distancohen nga çdo hulumtim akademik ose projekt të cilat ajo do të ketë mundësi për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme