Aksion i Inspekcionit në Prishtinë, u liruan parkingje e hapësira të uzurpuara

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë njofton se ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme tek Blloku i Vjetër i Prishtinës ku njoftohet se janë liruar parkingje dhe hapësira të tjera të uzurpuara.

“Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ndërmori një aksion që kishte për qëllim lirimin e parkingjeve dhe hapësirave publike të gjelbëruara të cilat ishin uzurpuar dhe dëmtuar njëkohësisht nga qytetarë të ndryshëm në Bllokun e Vjetër të Prishtinës”.

“Gjatë këtij aksioni, Drejtoria e Inspekcionit, pas lirimit të plotë të parkingjeve dhe hapësirave të gjelbëruara, me mbështetje edhe të NPL “Hortikultura” ka rivitalizuar sipërfaqet e dëmtuara para banesave në këtë zonë, duke pastruar, mbjellë bari e fidane të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme