Aksion për largimin e deponive ilegale në Vushtrri – “Mjedisi përfaqëson kulturën e shoqërisë”

Vushtrri | 02 Sht 2022 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mirëmbajtjes “Uuniteti” kanë ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në pjesë të ndryshme të komunës së Vushtrrisë.

“Duke vlerësuar rëndësinë jetike që ka mjedisi për shëndetin tonë, por edhe faktin se mjedisi përfaqëson kulturën e një shoqërie, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka vendosur ruajtjen e mjedisit në një nga prioritet kryesore të qeverisjes së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

“Kryetari Idrizi është i vendosur që në Vushtrri të mos lejojë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave, duke angazhuar edhe ekipet e inspektorëve të ambientit për ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj atyre që dëmtojnë ambientin”, theksohet në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.

Të ngjashme