Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes mes grupeve të ndryshme politike në Klinë

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes mes grupeve të ndryshme politike në Klinë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje […]

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme