Alban Skenderaj së shpejti vjen me projektin e ri muzikor

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Alban Skenderaj shquhet për zërin e tij të veçantë që të gjithë e admirojnë.

Kantautori nga Shqipëria, Alban Skenderaj bën të ditur se së shpejti vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Ai ka postuar një imazh në Instagram dhe tregon se projekti i tij ri do të titullohet “Faleminderit”, i realizuar edhe me klip.

“FALEMINDERIT, së shpejti• • •”, ka shkruar Skenderaj në Instagram.

“Jetë”, është kënga e fundit e Albanit audio që u prit tejet mirë nga publiku dhe ka mbledhur mbi dy milionë shikime në kanalin, YouTube. 

Të ngjashme