Aleksandar Arsenijeviqit i shqiptohen dy tiketa dhe i konfiskohen targat

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacion policor, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

Elshani shtoi se i njëjti pas intervistimit është liruar, dhe i janë shqiptuar dy tiketa.

“E kemi shoqëruar deri në stacion ku i janë dhënë dy tiketa njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Vetë Arsenijeviq në faqen e tij në Facebook, ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të tij nga ana e policisë.

Të ngjashme