Ali Ahmeti: Jeta e Adem Demaçit, dritë që na ndriçoi

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 10:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Meqedonia, Ali Ahmeti, në ceremoninë komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, tha se një jetë të tërë ia ka kushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Një jetë si kjo e Bacës Adem, që ka ndikuar te të tjerët, nuk shuhët asnjëherë, vijon përjetësisht. Qiriri, miq, digjet dhe shkrihet për t’i bërë dritë të tjerëve”.

“Jeta e Adem Demaçit u bë dritë për neve që na ndriçon. Bac, dheun e Kosovës sate, nga sot do ta kesh mbi gjoksin tënd prej Mic Sokoli”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme