Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

Pejë | 22 Maj 2022 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Dr.Ali Berishen kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.

“Sot, në prezencën e 327 delegateve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolutë Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!

Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës!

Këtë kuvend madheshtor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj! 

Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të brendshem zgjedhor! 

Urime Kryetarit të Degës Dr.Ali Berisha!

Dalshim faqebardhë!

ËSHTË KOHA PËR RIKTHIM!

Të ngjashme