Aliu bën homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit, Nazmi Ukësmajli

Ferizaj | 16 Kor 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit, Nazmi Ukësmajli.

I shoqëruar nga disa deputetë të PDK-së, Aliu ka thënë se kjo ditë shënon edhe Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

“Sot, Ferizaj shënon ditën e rënies heroike të Dëshmorit të parë të Zonës Operative të Neredimes, Nazmi Ukësmajli, ditë kjo që shënon edhe Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Nderim e përkulje, luftës për liri e sakrificës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme