Aliu pret në takim gruan e parë doktoreshë në shkencat e gjeodezisë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim doktoreshën e parë grua të shkencave të gjeodezisë dhe gjeo-informacioneve në Kosovë nga Ferizaj.

Kështu ka njoftuar ai nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

postimi i plotë pa ndërhyrje:

Prita sot, doktoren e parë grua të shkencave të gjeodezisë dhe gjeoinformacioneve në Kosovë nga Ferizaj, profesoren universitare të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Gjeodezisë, znj. Fitore Bajrami Lubishtani, e cila me punë e përkushtim të lartë arriti të bëj krenar jo vetëm familjen por edhe qytetin tonë, me sukseset e saja që tashmë janë pjesë e revistave shkencore vendore e ndërkombëtare në fushën e gjeodezisë së lartë.

Të ngjashme