Ambasadori britanik këshillon prokurorët e gjyqtarët: Me trimërinë e luftës bëhuni heronj të ri

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 11:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori O’Connell tha se e vetmja mundësi për të luftuar dukurive negative si krimi i organizuar është pasja e strukturave të fushime, vullneti politik dhe mbështetja.

O’Oonnell tha se Kosova duhet të gjejë prokurorë e gjyqtarë trima për të luftuar këto dukuri. Sipas tij, duhet të përdoret trimëria e njëjtë që është përdorur në luftë, siç tha, që këta prokurorë e gjyqtarë të bëhen heronj të ri.

“EULEX-i po shkon, ka ardhur koha që Kosova të jete përgjegjëse për sundimin e ligjit. Përgjegjësia e plotë mbetet te institucionet e drejtësisë se Kosovës. Kjo është pune e madhe dhe shumë e domosdoshme. Duke pasur struktura të forta, vullnet politik është e vetmja mënyrë për te luftuar dukurive negative si krimi i organizuar”.

“Mos hezitoni, fokusi duhet të mbetet në proceset e ministrisë, ku qytetarët kanë nevojë për një zbatim të fuqishëm. Kjo është përgjegjësia e Kosovës por besoj fuqishëm që ehe pse ka probleme e dobësi që njerëzit brenda sistemit kanë rast të bëhen heronj të Kosovë”.

“Dukuritë si krimi luftohet vetëm me trimëri. Duhet të gjejnë prokurorët e gjyqtarët trimërinë që ka qenë gjatë luftës për tu bërë heronj të ri. Britania ka qenë gjithmonë shok i Kosovës por kemi nevojë të kemi Kosovë të fortë dhe të zhvilluar”.

Ministri Tahiri theksoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi po e nisin fazën e dytë të strategjisë për rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e cila sipas tij pritet të publikohet në qershorin e vitit 2019 dhe të nise së zbatuari nga korriku i atij viti.

Tahiri vlerësoi se rishikimi funksional është shumë i rëndësishëm për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton EO.

“Po e përmbyllim fazën e parë në sundimin e ligjit. Po fillojmë fazën e dyte qe mbështetet nga ambasada britanike. Rishikimi është i ndarë në 7 shtylla, e para është gjyqësori. Qëllimi është që në qershor të vitit të ardhshëm ta nxjerrim strategjinë e rishikimit të sundimit te ligjit dhe nga korriku të fillojë së zbatuari, e cila fuqizon ligjin. Rishikimi do të jetë komponentë e rëndësishme”.

“Është e rëndësishme te arrijmë fuqizimin e agjencive të pavarura në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Të ngjashme