Amerika vazhdon ta mbështesë Policinë e Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 16:38 | Nga

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ambasadori amerikan, Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Rashit Qalaj, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Qalaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.

Gjatë takimit ndër të tjera, ai potencoi se Policia e Kosovës është mirë e përgatitur dhe e angazhuar në ofrimin e sigurisë në vend dhe në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe njëkohësisht veçoi se do të vazhdohet me rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast Delawie, siç thuhet në komunikatën e Policisë, konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Policinë e Kosovës, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme