Anagnostopulu-Zaev: Po shkruajmë histori pozitive

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pati takim me ministren alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Atanasia Anagnostopulu, në të cilin është konstatuar se zgjidhja e arritur për kontestin shumëvjeçar është mesazh i fuqishëm se Ballkani mund të jetë bartës i paqes. stabilitetit dhe solidaritetit, në kundërshtim me perceptimet e deritanishme për këtë rajon dhe veçanërisht në kushte kur Evropës i duhen shembuj pozitivë të zgjidhjes së çështjeve bilaterale dhe stabilitet.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për mediume, është vlerësuar se integrimet evropiane janë të rëndësishme si për tërë shtetin, ashtu edhe për Greqinë dhe për rajonin dhe për Evropën, ndërsa së bashku është shprehur edhe përcaktimi i fuqishëm për implementim të praktik të Marrëveshjes së Prespës.

“Shënuam histori pozitive. Kemi obligim të përbashkët për të vazhduar të punojmë edhe në përfitimet e Marrëveshjes së Prespës për qytetarët e dy shteteve, por edhe t’i tregojmë Evropës dhe botës se përveç që janë të mundshme zgjidhje të çështjeve të rënda politike, ato zgjidhje sjellin edhe përfitime në çdo plan”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është theksuar se nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes midis ministrive të punëve të jashtme të dy shteteve në Shkup, për hapjen e vendkalimit kufitar në lokalitetin “markova noga” në rajonin e Prespës, sjell përfitime ekonomike, turistike, motivon bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve tanë, por edhe shenjë të qartë se qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e Republikës së Greqisë janë të përcaktuara në thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, pas Marrëveshjes së arritur historike në Prespë, të cilën e respektojnë Evropa dhe bota.

Zaev dhe Anagnostopulu, gjithashtu, biseduan edhe për aktivitetet të cilat janë në vijim për hapjen edhe një vendkalimi kufitar midis dy shteteve, në pjesën e bashkëpunimit për lidhjen me gaz, lidhjes infrastrukturore rrugore dhe hekurudhore, për interesin e kompanive nga Republika e Greqisë për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për projekt të përbashkët për mbrojtje dhe rikonstruim të Liqenit të Dojranit, për avancim të bashkëpunimit kulturor.

Në takim, gjithashtu, është shprehur falënderimi i ndërsjellë për angazhimet e të dyja palëve për zhvillimin e arritur të marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të avancojë përmes konfirmimit të besimit reciprok, mirëkuptimit dhe mbështetjes sot dhe në të ardhmen./alsat-m/

Të ngjashme