Ankesat për krasitjen e drunjve në Prishtinë, Komuna del me sqarim

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një ditë më parë qytetarë të shumtë janë ankuar për mënyrën si janë krasitur drunjtë në kryeqytet, ndërsa pas kësaj komuna e Prishtinës ka dal sot me një sqarim.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se ndërmarrja “Hortikultura” me kërkesë të Komunës së Prishtinës përkatësisht të Drejtorisë së Parqeve, deri më tani ka përfunduar pastrimet fito sanitare në të gjithë qytetin e Prishtinës.

“Në kuadër të pastrimit fito sanitar është edhe dhënia e formës së drunjtëve dekorativ gjegjësisht kurorës se tyre, prerja e degëve të thara, dhe të thyera si dhe degëve potencialisht të sëmura. Gjatë pastrimit fito sanitar rëndësi të veçantë i është dhënë kërkesës së bërë nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Parqeve. Degët të cilat janë krasitur janë bartur në lulishten e kësaj ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Prishtinës, qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes se ujit dhe materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima.

“E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës. Secila bimë i ka kërkesat dhe nevojat sipas gjendjes se vet habitusit të saj, e konform kësaj kryhen edhe operacionet e krasitjes”, thuhet më tej.

Të ngjashme