Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan grabitësit në Suharekë

Arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan grabitësit në Suharekë

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë. Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre. Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës. Prokurorja e […]

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.

Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka konfirmuar se jamë arrestuar dy persona që dyshohet të kenë pasur lidhje me grabitjen në komunën e Suharekës.

“Ata janë duke u intervistuar”.

“Nuk janë grabitësit por ndihmësit. Jemi në identifikim e sipër të të dyshuarve tjerë”, ka shtuar prokurorja Gashi.

Të ngjashme