Arrestohen dy persona për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 09:57 | Nga

Policia ka arrestuar dy persona për rastin e plagosjes së djeshme në Prishtinë.

Tre persona të identifikuar kanë qenë në arrati për plagosjen e djeshme në kryeqytet.

Policia me anë të një njoftimi ka thënë se pas identifikimit, mbrëmë rreth orës 23:00 janë arrestuar 42 vjeçari me inicialet N. S dhe 32 vjeçari me inicialet F. A.

“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i  dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme