Arrestohen tre persona për rrahje në Prishtinë

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 11:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka bllokuar disa vetura në hyrje të qendrës trajnuese për armë dhe dyqanin e armëve “Fazani” Shooting Range.

Policët që ndodhen në vendin e ngjarjes  kanë refuzuar të japin informata rreth ngjarjes.

Ndërkaq, për Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rrahje.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres, në rrugën Dritan Hoxha në Prishtinë. Njësitet policore lidhur me këtë rast kanë shoqëruar në stacion policor tre persona, ndërkohë që një person është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime”.

Të ngjashme