Arrestohet një i dyshuar në Pejë për “vrasje në tentativë”, goditi me veturë viktimën e iku

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për “vrasje në tentativë”.

M.M. (1988) dyshohet se ka goditur të shtunën mbrëma një person me veturë në Pejë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ishte dërguar për tretman në Spitalin e Pejës. Viktima dhe dëshmitarët kishin treguar për ngjarjen.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Më datë 16 dhjetor, 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën ‘UÇK’ në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë doli në vendin e ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitarët ka kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit, M. M. i lindur me 1998. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonalë, më datë 17.12.2023 është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme