Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Blerje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se të hënën rreth orës 14:00, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndaluar një person të moshës 34-vjeçare, i cili ka qenë në kërkim për vepër penale “Blerje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Të dyshuarit me inicialet, P.H, i është caktuar dënim me burg prej 3 vite e 6 muaj, raporton Ekonomia Online.

Me tu arrestuar, i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Ferizaj, me ç’rast i është kompletuar dokumentacioni.

Komunikata e plotë:

Më datë 15.04.2024 rreth orës 14:00 policia kufitare në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ka ndaluar të kërkuarin PH (M/K) i moshës 34 vjeçare, i cili më pas është arrestuar nga policia e stacionit në Ferizaj.

Ai ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” me burgim prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacion për personat e kërkuar nga organet e rendit, duhet të njoftojnë menjëherë komisariatin më të afërt, ose nëpërmjet aplikacionit dixhital “Njoftoni Policinë” dhe numrat e kujdestarit: 192, 0290/326-250 & 0290/322- 406.

Të ngjashme