Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga RMV-ja

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion, po qendronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte ai dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale: ‘‘Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve’’, me dënim burgimi prej 4 vjet e 9 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët për bashkëpunimin.

Të ngjashme