Arrestohet një person për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dje ka zbatuar planin operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Gjykata Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve, transmeton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: 21 fishekë të kalibrit 6.35 mm, 167 fishekë 7.65mm, 1 x karikator me 7 fishekë 7.65mm, 1 karikator i zbrazur, 1 rreth me 7 fishekë 12 GA, 4 karikator të zbrazur, 5 dorëza të armëve, 16 fishekë 7.65 mm, 40 copa fishekë 7.62mm, 100 copë fishekë municion me gaz, 1 kuti e zbrazur për fishekë, 1 pushkë gjysmë automatike,

Sipas policisë gjatë bastisjes janë gjetur edhe 2 thika, CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm, 7 fishekë 9mm, 2 fishekë 7.65 mm, 1 armë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 39 fishekë 7.62mm.

Lidhur me gjetjen e armëve rasti i është referuar stacionit policor ‘Jugu’ Prishtinë, për të cilin është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij,  i dyshuari N. G. lindur me 1966, m/sh/k, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për policinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme