Arrihet marrëveshja opozitë-mazhorancë në Tiranë, do ngrihen 2 Komisione, ja çfarë do të hetojnë

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

PS dhe PD e Rithemelimit kanë arritur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore konkretisht për Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve. Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.
“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS.”

Çuçi shtoi se emrat që do të përbëjnë këto komisione do të kalojnë brenda javës, teksa sqaroi se nuk do të ketë një nënkomision, siç ishte deklaruar më herë, por një grup pune brenda komisionit të ligjeve, i cili do të ketë numër anëtarësh të njëjtë dhe që do të punojë për arritjen e konsensusit për ligjet që kanë nevojë për 3/5.

“Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha midis të tjerash.

Të ngjashme