Arrihet marrëveshja Turqi – Rusi, për Sirinë, pas tërheqjes së SHBA-së

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të koordinojnë operacionet e tyre në terren të Sirisë pas tërheqjes së njoftuar të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pasi që Presidenti Amerikan Donald Trump, dha urdhër për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, kjo rezultoi në një tipozicionim të forcave lokale në Lindje të Mesme.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov, pas një takimi me delegacionin shtetëror të Turqisë, të udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu foli para gazetarëve se çka është marrëveshja.

“Ne ramë dakord që zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq në terren të vazhdojnë të bashkojnë veprimet e tyre në këtë kontekst të ri (tërheqjen e SHBA) me qëllim që të zhdukin kërcënimin terrorist në Siri”, tha Lavrov, pas një takimit.

Ministri rus u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu dhe ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar.

Takimi u mbajt pasi Presidenti i SHBA, Donald Tramp njoftoi tërheqjen e trupave nga Siria javën e kaluar.

Rusia dhe Turqia gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku për kthimin e refugjatëve sirianë dhe për të ofruar ndihmë humanitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme