Ekonomia Online
FUNDIT

Arteta pranë goditjes së madhe, super ylli francez një hap larg Arsenalit

Arteta pranë goditjes së madhe, super ylli francez një hap larg Arsenalit

Arsenali është pranë finalizimit të dy transferimeve që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimin e afatit kalimtar veror. Deri më tani, ardhja përfundimtare e Piero Hincapie mbetet lëvizja e vetme e përfunduar e “Topçinjve”, por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt. Mesfushori i kombëtares së Francës, Manu Kone, mund të bëhet përforcimi i parë i […]

Arsenali është pranë finalizimit të dy transferimeve që mund të ndikojnë ndjeshëm në vazhdimin e afatit kalimtar veror.

Deri më tani, ardhja përfundimtare e Piero Hincapie mbetet lëvizja e vetme e përfunduar e “Topçinjve”, por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt.

Mesfushori i kombëtares së Francës, Manu Kone, mund të bëhet përforcimi i parë i ri i Arsenalit këtë verë.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Arsenali jo vetëm që ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, por ka arritur tashmë marrëveshje edhe për kushtet personale me 25-vjeçarin.

Kjo do të thotë se klubi londinez duhet vetëm të arrijë një marrëveshje me Romën për shumën e transferimit, në mënyrë që ta kompletojë blerjen e tij.

Megjithatë, pjesëmarrja e Kones me Francën në Kupën e Botës mund t’i ngadalësojë disi negociatat.

Mesfushori ka luajtur në tri nga pesë ndeshjet e Francës në këtë Botëror. Ai ishte në fushë për 90 minuta në fitoret e fazës së grupeve ndaj Norvegjisë dhe Irakut, ndërsa zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales kundër Paraguait.

Raportohet se Roma e vlerëson Konen rreth 50 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme brenda buxhetit të Arsenalit.

25-vjeçari ka ende edhe tre vite kontratë me klubin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2024.

Trajneri Mikel Arteta pati probleme të mëdha me opsionet në mesfushë sezonin e kaluar, për shkak të lëndimeve të lojtarëve si Mikel Merino dhe kapitenit Martin Odegaard, andaj ardhja e Kones do t’i lehtësonte gjërat për spanjollin.

Të ngjashme