Artistët bashkë me ministrin Gashi festojnë rritjen e pagave

Prishtinë | 08 Nën 2018 | 23:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka mbledhur artistë dhe punonjës të institucioneve të kulturës për të festuar rritjen e pagave.

Me këtë rast janë ndarë dhe mirënjohje për disa punonjës të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilët janë pensionuar kohëve të fundit.

Një organizim i tillë ishte planifikuar të bëhej qysh kur Qeveria e Kosovës kishte miratuar Rregulloren nëpërmjet të cilës u janë ngritur pagat krijuesve, performuesve dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore.

Ministri Kujtim Gashi ka thënë se artistët janë ambasadorët e vërtetë të promovimit të shtetit dhe kulturës tonë në mbarë botën. Ai ka vlerësuar punën e shkëlqyeshme të tyre.

“Pasi ngritëm pagat për krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional të trashëgimisë kulturore, sonte, komuniteti artistik organizoi një mbrëmje në shenjë mirënjohje e falënderimi për ne, për përkushtimin tonë të përbashkët që këtij komuniteti t’ia kthejmë dinjitetin e merituar, duke i siguruar paga dhe kushte më të mira”, ka thënë Gashi.

Image may contain: 2 people, people smiling

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 1 person, standing and crowd

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing

Lexo më shumë:

Të ngjashme