Artisti i parë që arrin 1 miliard dëgjime brenda javës

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 13:29 | Nga

‘Scorpion’ është bërë albumi i parë që ka arritur 1 miliard dëgjime brenda një jave. Albumi i ri i Drake ka arritur këtë shifër rekord në të gjitha platformat e transmetimit në një javë, raporton Billboard.

Rekordin më parë e mbante albumi i Post Malone, Beerbongs & Bentleys që arriti 700 milionë dëgjime nga 27 prill deri në 3 maj.

“Epokë e re, platini i ri. Faleminderit një miliard herë”, shkruajti Drake.

Scorpion ka thyer edhe një rekord tjetër të Beerbongs (431.3 milion) duke akumuluar 750 milionë dëgjime në SHBA në javën e saj të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme