Atletë të rinj u takuan me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Disa atletë të Klubit të Atletikës “Theranda”, nga Suhareka, së bashku me trajnerin e tyre,Banush Dakaj, sot kanë ardhur për t’u takuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ata e kanë njoftuar kryetarin për sukseset e arritura deri më tani dhe për kushtet jo të mira që ata i kanë në klubin e tyre.

Trajneri Dakaj e ka njoftuar kryetarin për sfidat që ata si klub përballen çdo ditë.

Kryetari Muharremaj, i’u ka thënë se: “unë si kryetar dhe Komuna si institucion do t’ju përkrahim për aktivitetet e juaja sportive, me mundësit që i kemi, sepse ju si sportistë jeni krenaria e Komunës së Suharekës, andaj do t’i shqyrtojmë mundësitë për t’ju krijuar kushte sa më të mira”.

Mysafirët e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj, për pritjen dhe përkrahjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme