Australia i heq nënshtetësinë xhihadistit të ISIS-it

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Xhihadisti më i kërkuar i Australisë, Neil Prakash, ka mbetur pa nënshtetësinë e tij australiane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Peter Dutton, Prakashin e konsideron  si “një individ shumë të rrezikshëm”.

Zyrtarët e inteligjencës thonë se Prakash, i lindur në Melbournë, ishte një rekrutues i grupit të Shtetit Islamik (IS) dhe inkurajoi komplote terroriste në Australi.

Ai momentalisht po mbahet në Turqi, ku ai përballet me gjyqin për akuzat lidhur me terrorizmin.

Në korrik, një gjykatë turke vendosi kundër ekstradimit të tij për t’u përballur me akuzat për terrorizëm në vendin e tij.

Në Australi, ai përballet me akuzat: anëtarë i një organizate terroriste, si dhe për përkrahjen dhe promovimin e IS.

Në një konferencë të re televizive, zoti Dutton tha se Prakash ishte kryesori për përpjekjet që IS-is të ketë ndikim në Lindjen e Mesme.

“Nëse i jepet mundësia Z. Prakash do të dëmtonte ose do të vriste australianët dhe vendi ynë është një vend më i sigurt për atë që ka humbur nënshtetësinë e tij australiane”, tha ai.

Në 2016, qeveria australiane e përshkroi Prakashin si “Australiani kryesor që po kthehej nga Lindja e Mesme” në rrjete në Melburn dhe Sydney.

Në një paraqitje gjyqësore në Turqi në  vitin 2017, Prakash pranoi se ai kishte të bënte me komplotet terroriste në Australi, por tha se ai nuk ishte “100% përgjegjësia” e tij.

Ai tha se ishte detyruar të bënte videot e propagandës së IS dhe se ai kishte ikur nga grupi pasi kishte parë “fytyrën e vërtetë” të saj.

Prakash, u largua nga Australia për në Siri në vitin 2013, duke marrë emrin Abu Khaled al-Cambodi. Ai është raportuar gabimisht se është vrarë në një sulm ajror të SHBA në Mosul, Irak, në vitin 2015.

Nëpërmjet babait të tij, Prakash kishte shtetësi të përbashkët australiane dhe fixhiane. Sipas ligjit australian, një shtetas i dyfishtë mund të hiqet nga shtetësia e tyre nëse ata janë të dënuar ose të dyshuar për vepra terroriste.

Prakash është shtetasi i 12-të i dyfishtë që do të hiqet nga nënshtetësia australiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme