Bahtiri: 7 fletëvotime janë vjedhur

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 16:12 | Nga

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas situatës së krijuar, për shkak se sipas tij mungojnë 7 fletëvotime.

Ai ka ftuar prokurorinë e shtetit të merr masa të menjëhershme, përderisa nuk është bërë vonë.

“7 fletëvotime deri më tash janë vjedhur prej qendrave të votimit në Mitrovicë. Kjo tregon se ata që historikisht e kanë vjedhur votën, po duan që ta përsërisin situatën e vitit 2010. Ftoj prokurorinë e shtetit që të merr masa të menjëhershme, përderisa nuk është bërë vonë. Me asnjë çmim nuk do të lejojmë që askush ta keqpërdorë vullnetin e lirë të qytetarëve”, ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme