Bahtiri: Në orën 10 rrënojmë objektin 11-katësh, të ndërtuar pa leje

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 09:57 | Nga
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë, se sot do të rrënohet një ndërtesë 11-katëshe, e cila është ndërtuar pa leje.

Bahtiri tha se rrënimi i kësaj ndërtese do të bëhet në orën 10:00.

“Sot do të bëhet rrëzimi i një ndërtese 11-katëshe e cila është ndërtuar pa leje. Ndërtesa gjendet tek rruga ‘Shemsi Ahmeti’”, ka thënë Bahtiri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme