Bahtiri nga Prekazi bën thirre për unitet politik

Prekaz | 28 Nën 2018 | 12:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, për nderë të Festës së Flamurit, raporton Ekonomia Online.

Nga Prekazi, kreu i Mitrovicës ka bërë thirrje për unitet politik nga të gjithë pa dallim partie, kjo ngase sipas tij, nuk duhet të harrohet asnjëherë amaneti i dëshmorëve që Kosova të jetë e lirë.

“Sot kemi ardhur me të gjithë bashkëpunëtorët e mijë që t’i nderojmë njerëzit që kanë qenë më të nderuar në të gjitha kohërat, familja Jashari, Adem Jashari dhe të gjithë të tjerë që kanë qenë shokët e tyre për t’i dalë zot atdheut”.

“Sot është ditëlindja e tij, pas Isa Boletinit erdhëm këtu që të nderojmë dhe falënderojmë për krejt atë që kanë dhënë për neve që sot të jemi të lirë”.

“Gjaku i tyre nuk do të harrohet asnjëherë sepse ja kemi borxh që të mos shkelim mbi gjakun e tyre, mbi dëshirën e tyre. Ata e kanë pasë një vizion të qartë që Kosova duhet të jetë e lirë. Kosova duhet të jetë e lirë dhe të funksionojë në mënyrë normale në tërë territorin e vet”.

“Unë i ftoj të gjithë politikanë të çfarëdo partie që të jenë të bashkohemi për hir të atyre që kanë dhënë jetën”.

EkonomiaOnline

DREJTPRDREJT – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, November 28, 2018

Të ngjashme