Ballazhi: 23 vjet pas përfundimit të luftës kësaj toke vazhdojnë t’i mungojnë 1620 frymë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në nderim të 1620 të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, bashkë me ekzekutivin dhe stafin e Komunës kanë vendosur shirita të zinj në degët e drunjve, ku edhe ka treguar domethënien e atyre shiritave.

“Shiritat e zinj shprehin zinë, gjelbërimi tregon jetë, e ndërthurja e tyre tregon shpresë për një përgjigje”, u shpreh ai.

postimi i plotë i tij:

Ditën e filluam me përkujtimin e një prej plagëve më të thella të historisë shqiptare dhe shtetit të Kosovës, pikërisht në 27 Prill-Ditën e të Pagjeturve të Kosovës.

Edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, kësaj toke vazhdojnë t’i mungojnë 1620 frymë burrash, grash e fëmijësh, të cilët u zhdukën dhunshëm nga pushteti jugosllav i asaj kohe, e për të cilët akoma edhe sot nuk dihet fati i tyre.

Në nderim të 1620 të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, bashkë me ekzekutivin dhe stafin e Komunës vendosëm shirita të zinj në degët e këtyre drunjve, të cilët dita ditës po fillojnë të gjelbërojnë. Shiritat e zinj shprehin zinë, gjelbërimi tregon jetë, e ndërthurja e tyre tregon shpresë për një përgjigje.
HANI I ELEZIT KËRKON DREJTËSI PËR ÇDO VIKTIMË TË LUFTËS!

Të ngjashme