Ballazhi e Komandanti i KFOR-it polak vizitojnë “Parkun memorial Bllaca 99”

Hani i Elezit | 02 Dhj 2022 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, së bashku me komandantin e KFOR-it polak, kanë vizituar shkollën muze në Krevnik, për ta informuar me historinë e ish-mësuesit Ilaz Thaçi dhe të tjerë.

Pas kësaj vizite, siç ka njoftuar Ballazhi kanë parë nga afër punimet te “Parku memorial i Bllacës 99”.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në vizitë kishim Komandantin e KFOR-it Polak dhe përfaqësues të tjerë, me të cilët zhvilluam një vizitë në terren, përkatësisht tek shkolla muze në Krevenik, ku iu tregova historinë e lavdishme të mësuesit Ilaz Thaçi dhe idealin e lirisë për të cilin ranë heroikisht Ilaz Thaçi, Qemal Thaçi dhe Baki Krasniqi.

Vazhduam vizitëm në parkun “Isa Berisha”, i cili është parku i parë i qytetit i destinuar për të gjitha kategoritë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, ku i pamë nga afër punimet dhe pamjen e bukur që po merr dita ditës, e po ashtu edhe te “Parku memorial i Bllacës 99”, ku po bëhen punime me intensitet mjaft të mirë, e që rëndësia e tij për nga ana shpirtërore është tejet e madhe dhe meriton përkushtim për ta përjetësuar në historinë tonë.

Të ngjashme