Ballazhi: Jemi të përkushtuar në maksimum që Hanin e Elezit ta rendisim në vendet e para për performancë të mirë

Hani i Elezit | 07 Pri 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) në Kosovë”,  i organizuar nga Asociacioni Europian Për Demokraci Lokale-ALDA në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se ky projekt ngërthen në vete 12 parimet kryesore të qeverisjes së mirë lokale.

Ai ka thënë se ky projekt është stimulues për qeverisjet komunale në Kosovë për përmirësimin e performancës komunale në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.

Postimi i plotë i tij:

Sot mora pjesë në lansimin e projektit “Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) në Kosovë”,  i organizuar nga Asociacioni Europian Për Demokraci Lokale-ALDA në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL.

Ky projekt ngërthen në vete 12 parimet kryesore të qeverisjes së mirë lokale, duke përfshirë: përfaqësimin, efikasitetin dhe efektivitetin, transparencën, inovacionin dhe gatishmërinë për ndryshim, menaxhimin e shëndoshë financiar, përgjegjshmërinë, sundimin e  ligjit, etikën, qëndrueshmërinë, të drejtat e njeriut, diversitetin kulturor dhe kohezionin social, si dhe llogaridhënien. 

Ky projekt është stimulues për qeverisjet komunale në Kosovë për përmirësimin e performancës komunale në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.

Së bashku me ekipin tim, jam i përkushtuar në maksimum që Hanin e Elezit ta rendisim në vendet e para në Kosovë për performancë të mirë, duke pasur si udhërrëfyes 12 parimet e qeverisjes së mirë lokale.

Të ngjashme