Ballazhi viziton punimet e projektit “Gjelbërimi i hapësirave publike”

Hani i Elezit | 28 Kor 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka vizituar punimet e projektit “Gjelbërimi i hapësirave publike”.

Me këtë rast, Ballazhi tha se ky projekt është planifikuar shuma rreth 20 mijë euro.

“Sot, kam ndjekur nga afër fillimin e punimeve të projektit “Gjelbërimi i hapësirave publike”, projekt ky për të cilin është planifikuar shuma rreth 20 mijë euro. Me këtë projekt synojmë që qendrës së qytetit dhe hapësirave të tjera përreth t’ia kthejmë gjallërinë dhe pamjen e bukur, nga ku më pas, vijon edhe projekti i parkut ku do të ketë hapësira rekreative dhe argëtuese për të gjitha moshat”, ka shkruar Ballazhi.

Të ngjashme