Bandat e drogës në Athinë, 4 shqiptarë të arrestuar

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Policia greke ka goditur një tjetër bandë të trafikut të drogës në Athinë. Katër shtetas shqiptarë dhe një grek janë vënë në prangat e policisë.

Media helene eKathimerini bën me dije se mes te arrestuarve edhe kreu i grupit, një shtetas shqiptar, 32 vjeç.

Policia greke sekuestroi doza kokaine me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, nje motoçikletë dhe 17 celularë

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për pjesëtarë të tjerë të grupit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme