Basha: Largimi i Ramës vetëm fillimi

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se protesta e djeshme ka qenë shpresuese për për ndryshimin në Shqipëri.

“Oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standarteve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme. 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi”.

Ai tha se tha se duhet ndryshuar mënyra e të bërit politik duke u bazuar në modelin perëndimor.

“Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë”.

“Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme