Basha nga Mirdita: Procesi politik ka mbaruar

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Turin e tij politik, kryetari i PD-së Lulzim Basha e zhvendosi në Rrëshen këtë të shtunë, teksa ftoi mirditorët t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt, në kryeqytet.

Duke përsëritur pengmarrjen e Mirditës dhe të vendit, siç e quan ai, Basha tha se procesi politik ka mbaruar dhe se në sytë e qytetarëve vendosmërinë për t’u ngritur dhe për t’u bashkuar.

‘Procesi politik ka mbaruar. Zgjedhjet janë asgjësuar nga një grup kriminelësh, të cilët nuk ballafaqohen me drejtësinë. Më 16 shkurt ju ftoj t’i japim fund këtij grushti shteti, ta shembim këtë sistem të kalbur dhe të ndërtojmë një qeveri në shërbim të qytetarëve’, deklaroi kreu i PD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme